Dr. Mynevere Hoxha-s i’u nda çmim në ceremoninë FIDES

Në ceremoninë e çmimeve FIDES për filantropi të mbajtur më 5 Dhjetor 2012 në Hotel Emerald në Prishtinë, Dr. Mynevere Hoxha është nderuar me çmimin FIDES për “Kontribuimin Individual”, i cili iu dha nga Ambasadori Mr. Jan Braathu. Ky çmim nënkupton mbështetjen për organizatat jo-profitabile, të cilat me efektivitet dhe në mënyrë efikase angazhohen në zgjidhjen e problemve për të mirën e përbashkët.

Dr. Hoxha ka punuar si pediatre neonatologe vullnetare për 6 vjet në Podujevë. Gjatë punës së saj si kreu i Neonatologjisë, klinika ka shënuar përmirësime si rezultat i dedikimit të saj dhe inciativave vullnetare të ndërrmara. Puna e saj vullnetare ka qene e dedikuar për Komitetin Kosovar të Shëndetit të Nënave dhe Foshnjave, si trajnuese per “Kujdesin Themelor për të sapolindurin dhe ushqyerja me gji”, si koordinatore për iniciativën “Spitalet miqësore për foshnje” e të shumë tē tjera.

Dr. Hoxha është anëtare komiteti dhe këshilluese e programeve të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë. Ne jemi krenar që kemi nominuar Dr. Hoxha për çmimin, e edhe më të kënaqur që ajo ka marrë këtë. Në shumë vite të saj të përvojës profesionale si Neonatologe ajo ka shpëtuar mijëra jetë, por puna e saj vullnetare, që e morri atë nga familja dhe shoqëria saj, ka qenë mahnitëse, e gjatë dhe shumë e frytshme.