Festimi i një dekade pune nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë!

 

Me datë 6 Qershor, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) festoi 10 vjetorin në një mbrëmje të veçantë ku morën pjesë partnerë, anëtarë bordi, kolegë, ish-kolegë dhe mbështetës të AMC-së.

Kjo ngjarje u shënua si një moment historik i rëndësishëm në rrugëtimin e AMC-së ku u theksuan arritjet e jashtëzakonshme të organizatës ndër vite.

Mbrëmja nisi me një shfaqje magjepsëse baleti nga një grup vajzash të vogla, duke sjellë një atmosferë emocionuese për publikun.

Në fjalën e rastit z. Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv, shprehu mirënjohjen e përzemërt për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe përkushtimin e palëkundur ndaj AMC-së.

Gjatë dekadës së fundit, përmes angazhimit të përbashkët të mbështetësve, AMC ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në Kosovë. Donacionet e barnave dhe pajisjeve mjekësore me vlerë mbi 3 milionë euro kanë shpëtuar jetën e shumë foshnjave. Për më tepër, më shumë se 14,000 gra dhe vajza kanë marrë Pap-test falas, duke i fuqizuar ato të kenë prioritet shëndetin e tyre dhe të parandalojnë kancerin e qafës së mitrës.

Qendrat e Informimit për Shëndetin e Gruas, të krijuara nga AMC, kanë edukuar dhe mbështetur me sukses mbi 11,000 prindër që kërkojnë informacion dhe mbështetje jetike shëndetësore gjatë rrugëtimit të tyre gjatë shtatzënisë dhe prindërimit.

Këto arritje u vlerësuan me krenari nga z. Molliqaj, duke theksuar se nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e vazhdueshme, bujarinë e donatorëve dhe besimin e partnerëve.

Z. Molliqaj në mënyrë të veçantë vlerësoi kontributin e rëndësishëm të anëtarëve aktualë dhe të mëparshëm të bordit, duke njohur vizionin e tyre strategjik në formësimin dhe zhvillimin e organizatës.

Ai shprehu vlerësimin e përzemërt për të gjithë individët që kanë kontribuar në AMC në mënyra të ndryshme, duke theksuar se përpjekjet e tyre kolektive do të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme për gratë dhe fëmijët. Gjithashtu, z. Molliqaj shprehu mirënjohje për kolegët e tij aktualë dhe të mëparshëm, veçanërisht për gratë që treguan profesionalizëm dhe pasion të jashtëzakonshëm, duke çuar përpara suksesin e AMC e në veçanti falenderoi Mrika Aliun për kontributin e saj të çmuar në menaxhimin e organizatës dhe krijimin e një themeli të fortë.

 

Pas fjalimit të parë, z. Ilir Hoxha, Anëtar Bordi dhe Bashkëthemelues i AMC, shprehu mirënjohjen e përzemërt për kontribuesit për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme. Ai theksoi momentet kryesore dhe vlerësoi përkushtimin e palëkundur të ekipit të AMC.

Video-mesazhet nga anëtarët e nderuar të bordit dhe miqtë e fondacionit theksuan më tej vlerësimin dhe angazhimin e tyre. Fjalimet dhe videot lanë një ndikim të qëndrueshëm, duke nxitur unitetin dhe krenarinë mes të gjithë të pranishmëve dhe mbështetësve në rrugëtimin e jashtëzakonshëm të AMC.

Ndër momentet emocionuese gjatë mbrëmjes ishte prania e një nëne mirënjohëse, jeta e së cilës ishte ndikuar pozitivisht nga donacionet e AMC-së. Me lot gëzimi, ajo tregoi historinë e saj sesi mbështetja dhe bujaria e AMC i kishte shpëtuar jetën binjakëve të saj.

Sot, fëmijët e saj po rriten dhe bëjnë jetë të shëndetshme, falë medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore të ofruara nga AMC. Fjalët e saj të përzemërta mirënjohjeje rezonuan thellë tek audienca, duke shërbyer si një kujtesë e fuqishme e ndikimit të jashtëzakonshëm që AMC ka pasur në jetën e nënave dhe fëmijëve të panumërt ndër vite. Historia e saj ripohoi misionin e organizatës dhe la një përshtypje të qëndrueshme për të gjithë të pranishmit.