AMC dhe CKC dhurojnë paisje mjekësore në vlerë rreth 11,000 euro.
29.12.2021
Sot u bë dorëzim i donacionit të pajisjeve mjekësore në vlerë monetare rreth 11,000 euro.
Paisjet mjekësore që u dhuruan janë dy bilirubinometra dhe dy monitora për fëmijë. Këto pajisje u dhuruan si donacion në Klinikën e Neonatologjisë dhe Klinikën e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Ky donacion u mundësua falë përkrahjes së vazhdueshme nga Cycle Kosovo for Children, të cilët janë inicues të tureve të çiklizmit në mbështetje të AMC-së, për përmirësimin e shëndetit të fëmijëve në Kosovë.
AMC dhe CKC falenderon të gjithë sponzorët që e mbështetën këtë iniciativë.
Falenderojmë sponzorët general: Trepharm dhe Kivo. Sponzorët tjerë që e mbështetën këtë iniciativë janë: Altec, BPB, EcoVent, Koslabor dhe sponzorin medial TV Dukagjini. Gjithashtu, falenderojmë mbështetësit e kësaj iniciative si Eulex, Policia e Kosovës, Frutomania, Bike Friendly Cafe, Miqt pub, dhe Shtëpiaku.
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet për shëndet më të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Misioni i AMC-së është shpëtimi i jetëve dhë përmirësimi i shëndetit të foshnjëve, nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës. Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor të cilat ofrojnë zgjidhje afatgjata.