Vetëm gjatë vitit 2021 kanë përfituar gjithsej 1533 gra dhe vajza nga “Klasat për Nëna”

Klasat për Nëna/ Women’s Health Resource Centers

Vetëm gjatë vitit 2021 kanë përfituar gjithsej 1533 gra dhe vajza nga “Klasat për Nëna” ku kanë pranuar këshilla të nevojshme dhe informata rreth procesit të lindjes, periudhës posnatale, gjidhënies dhe ushqyeshmërisë etj. nga mamitë dhe infermieret të cilat punojnë vullnetarisht në kuadër të QMF-ve të ndryshme në gjithsej 14 komuna të ndryshme në Kosovë. Numri total i  grave dhe vajzave që kanë marrë pjesë në sesionet e “Klasat për Nëna” që nga viti 2016 është gjithsej 7260.

Gratë në këtë Qendër marrin informacione këshilluese për kujdesin para dhe pas lindjes, depresionin post-natal, ushqyerjen me gji, kujdesin për të sapo lindurin, ushqimin e foshnjës, imunizimin si dhe kujdesin ndaj fëmijës. Gratë mësojnë nga videot, ligjëratat edukative, seancat në grupe të vogla dhe biseda e drejtpërdrejtë me mamitë, infermierët apo gjinekologët, të gjitha në një mjedis të rahatshëm me shumë ngjyra. Gratë mësojnë për ndryshimet normale që ndodhin gjatë shtatzanisë, shenjat paralajmëruese, ushqyerja me gji, kujdesi për të sapolindurin dhe ushqimi, si dhe aktivitetet fizike gjatë shtatzanisë.