Vetëm gjatë vitit 2021, janë ekzaminuar me Pap teste gjithsej 2145 gra përmes programit të Skriningut të Kancerit

Programi i Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës/ Cervical Cancer Program

Zbatimi i suksesshëm i Programit të Skriningut për kancerin e qafës së mitrës në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe komunën e Pejës ka çuar në ekzaminimin e më shumë se 10 mijë grave që nga fillimi i implementimit të këtij programi në vitin 2016. Vetëm gjatë vitit 2021, janë ekzaminuar me Pap teste gjithsej 2145 gra.

Për të rritur shkathtësitë dhe aftësitë, pesë mjekë patologë janë regjistruar në Akademinë Ndërkombëtare të Tutorialit të Citologjisë Kore, 2021 – një trajnim online treditor I cili është mbajtur në datat 16-18 korrik.

Janë mbajtur 9 leksione sensibilizuese për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës me shkolla të ndryshme të mesme dhe institucione të kujdesit shëndetësor parësor, ku morën pjesë gjithsej 132 staf mjekësor.
76 Pap teste të ritestuara ndërmjet laboratorit të patologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe Institutin e Patologjisë në Prishtinë.
Një mikroskop dylbi i është dhuruar laboratorit të Gjilanit për të ndihmuar në fillimin e programit CCS.
Komunat e Gjilanit dhe Obiliqit janë të gatshme të fillojnë programin CCS pasi të jetë konstituuar Bordi Nacional për Kontrollin e Kancerit nga MSH.