Ngjarja Bamirëse 2 e Bank Street në SHBA

Ngjarja Bamirëse e Bank Street u mbajt sërish nga Bank Street Group në SHBA në qershor të 2016tës, ku Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ishte një nga 12 organizatat përfituese. Dashamirës të sportit të golfit u mblodhën në Burning Tree Country Club në SHBA për lojë turneu për të ngritur fonde për kauza humanitare, përfshirë edhe atë të shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë. Ngjarja e vitit 2016 ngriti rreth $10,000 për nënat dhe fëmijët e Kosovës.