Të vallëzojmë 2

Për të dytin vit me radhë, Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë bëri bashkë më shumë se 400 njerëz në ngjarjen për mbledhje të fondeve, të titulluar “Të vallëzojmë”, që u mbajt në Sheshin 21. Ngjarja, që tashmë është shndërruar në traditë, mbledh fonde për të përkrahur shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Shuma që u mblodh këtë vit përmes sponsorizimeve dhe shitjes së biletave arriti në €32,175, duke e bërë këtë nismë një sukses të madh.