Count Me In for Mothers and Children

Gjatë dekadës së kaluar, Action for Mothers and Children ka pasur një ndikim të rëndësishëm në jetën e mijëra nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Nëpërmjet nismave të ndryshme, ne kemi shpëtuar më shumë se 5,000 jetë të porsalindurve, duke dhuruar medikamentin “Surfaktant” dhe CPAP, kemi përfituar rreth 14,000 gra dhe vajza nëpërmjet Programit tonë të Skriningut të Kancerit të qafës së mitrës dhe shumë më tepër.

Arritjet tona variojnë nga dhurimi i pajisjeve mjekësore me vlerë 3 milionë euro deri tek mbështetja e nënave me shërbime esenciale shëndetësore përmes 18 Qendrave tona Burimore të Shëndetit të Grave. E gjithë kjo është bërë e mundur falë mbështetjes së donatorëve bujarë të AMC.

Teksa festojmë një dekadë të këtyre arritjeve të rëndësishme, ne jemi të entuziasmuar të shpalosim përpjekjen tonë më të fundit: darkën e mbledhjes së fondeve “Count Me In for Mothers and Children”, e cila do të mbahet në Londër për herë të parë. Kjo darkë synon të mbledhë fonde për projektet e AMC të dizajnuara për të përmirësuar shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë, me qëllim të krijimit të një ndikimi të qëndrueshëm në shëndetin e nënës dhe fëmijës në rajon.

Mbështetja juaj mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në këtë kapitull të ri. Duke na mbështetur, ju nuk jeni thjesht duke dhuruar; po investoni në një të ardhme ku shëndetësia në Kosovë arrin lartësi të reja.

Ju bëjmë një ftesë të ngrohtë për t’u bashkuar me ne në ngjarjen “Count Me In” më 9 shkurt 2024, për të fituar njohuri më të thella në udhëtimin tonë dhe për të festuar përpjekjet tona kolektive. Ngjarja do të zhvillohet në The Clermont London, Charing Cross (Adresa: Strand, London WC2N 5HX, MB), duke filluar nga ora 19:30.

Të pranishmit do të shoqërohen me muzikë live, darkë me tre pjata dhe fjalime frymëzuese.

Së bashku, ne mund të vazhdojmë të përmirësojmë shëndetin dhe mirëqenien e nënave dhe fëmijëve në Kosovë, duke formuar një të ardhme më të ndritur për brezat që vijnë.