Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët 2016

Në mëngjesin e datës 3 qershor një grup prej rreth 30 çiklistësh nisën udhëtimin e tyre bëmirës për herë të 3-të në një distancë prej 500km rreth e rreth Kosovës për tri ditë radhazi. E gjithë kjo ngjarje mbante prapa vetës karakterin humanitar, atë të ngritjes së fondeve për nënat dhe fëmijët.

Aktiviteti këtë vit arriti të sigurojë rreth Eur 13,179.80 përmes kontributeve të kompanive e individëve që mbështetën çiklistët, si dhe lojërave interesante që u zhvilluan me rastin e kthimit të heronjëve në Beer Garden në Prishtinë. Kjo ngjarje vjetore është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë që jetojnë në Kosovë dhe u përkrah fuqishëm nga Eulex, Policia e Kosovës, Devolli Corporation, Astes Turkey, Rugove, BpB, Shtepiaku, On Line Studio, MoneyGram, UniProject, European Auto Care, Entermedia, VM3, dhe Beer Garden.