Save a Life edicioni i 6-të

Save a Life është më shumë se një ngjarje filantropike- është një iniciativë e fuqishme që bashkon komunitetin shqiptar në Cyrih prej disa vitesh. Së bashku, ne ndajmë një qëllim të përbashkët: të kontribuojmë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për nënat dhe fëmijët në Kosovë.

Këtë vit, ne jemi të emocionuar të shpallim edicionin e 6-të të Save a Life, të planifikuar për 24 maj 2024 duke filluar nga ora 19:30 në Marriott Hotel, adresa Neumühlequai 42, 8006 Zürich, Schweiz.

Bashkohuni me ne ndërsa mblidhemi edhe një herë për të bërë një ndryshim të prekshëm në jetën e atyre në nevojë. E organizuar nga Action for Mothers and Children, Save a Life synon të mbledhë fonde jetike për pajisje mjekësore dhe medikamente në spitalet e Kosovës. Me mbështetjen tuaj, ne do të mund të ndikojmë  në përmirësimin e  kushteve e kujdesit shëndetësor për nënat dhe fëmijët.

Mos e humbisni këtë mundësi për të qenë pjesë e kësaj kauze  me ndikim. Bashkohuni me ne për një mbrëmje frymëzuese të mbushur me fjalime të përzemërta, mundësi rrjetëzimi, filantropi, darkë dhe muzikë live. Së bashku, le të shpëtojmë jetë dhe të krijojmë një të ardhme më të ndritshme për brezat që do të vijnë.

Për të qenë pjesë e ndryshimit pozitiv në jetën e fëmijëve në Kosovë, mund të bleni biletën për këtë ngjarje dhe të dhuroni donacione përmes platformës Eventbrite: https://shorturl.at/pyL35  apo për tu bërë sponsor i ngjarjes mund të kontaktoni në email adresen vesa.kada@amchealth.org