
Let’s Dance 5
28.10.2019
Për të herë pestë me radhë, Fondacioni Action for Mothers and Children bëri bashkë më shumë se 400 njerëz në ngjarjen për mbledhje të fondeve, të titulluar Let’s Dance, që u mbajt në Sheshin 21. AMC së bashku me sponsorët dhe biletat arritën në shifrën €15,000 pa llogaritur pjesën e ushqimeve, pijeve, dekorimit, muzikës që u ofruan të cilat arrijnë vlerën prej €13,000 . Të gjitha këto mjete shkojnë për të shpëtuar jetë e fëmijëve në nevojë dhe për nënat në Kosovë. Ju jemi thellësisht mirënjohës!