Cycle Kosovo for Children 2021

Cycle Kosovo for Children është një ngjarje për mbledhjen e fondeve, e organizuar që nga viti 2014. Që atëherë, një grup prej 40 – 50 çiklistësh marrin pjesë në turneun vjetor, duke çikluar nëpër Kosovë, duke kaluar nëpër qytete të mëdha të vendit, duke përfshirë 500 km çiklizëm dhe 6,000 metra të ngjitjes. Turneu vazhdoi çdo vit me të njëjtin qëllim, përkatësisht mbledhjen e fondeve për të blerë pajisje mjekësore për institucionet e kujdesit shëndetësor në Kosovë.

Në vitin 2000, shkalla e vdekshmërisë foshnjore ishte 29 vdekje për 1000 lindje, më e larta në Evropë. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, së bashku me partnerët, donatorët dhe miqtë ka punuar në këtë betejë për të ulur këtë numër për dhjetë vitet e fundit në rreth 11 për 1000 lindje që nga sot. Megjithëse mjekët dhe infermierët në spitalin e Prizrenit po bëjnë më të mirën për të shpëtuar jetën e fëmijëve, kushtet e punës pengojnë përsosmërinë e performancës së mjekëve në klinika

Me iniciativën e Cycle Kosovo for Children, këtë vit për të shtatën here me rradhë kemi për qëllim ngritjen fondeve në mënyrë që të përmirsojmë shëndetësinë në Kosovë. Këtë herë fondet e mbledhura të këtij projekti kemi vendosur t`i shfrytëzojmë për të blerë pajisje mjekësore për Spitalin e Prizrenit dhe për t’i furnizuar me pajisjet e kërkuara mjekësore në këtë spital.

Spitali i Prizrenit vazhdimisht po lufton me mungesën e pajisjeve dhe nevojave të tjera mjekësore, dhe nëse arrijmë të sigurojmë pajisjet që ata kërkojnë, kjo do të përmirësojë masivisht cilësinë e shërbimit shëndetësor që ata ofrojnë për një kohë të gjatë. Kjo pajisje ka një jetëgjatësi më të madhe, dhe kështu, do të jetë brenda këtyre klinikave për të ardhmen e parashikueshme.

Një falënderim i veçantë shkon për sponzorët tanë të cilët ishin: Trepharm, KIVO, BPB, ALT3C and EcoVent dhe mbështetësit tjerë të cilët ishin: EULEX, Policia e Kosovës, Ambasada e Norvegjisë, KFC, TV Dukagjini, Frutomania, MIQT Pub, Gagi Print, TENDA 3, Commo dhe Bike Friendly Café që kontribuan në këtë kauzë humanitare.