Meet us Halfway 5

Fondacioni ‘Action for Mothers and Children, mbajti mbrëmjen e saj të pestë të bamirësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Yale Club të qytetit të Nju Jorkut ku u ngritën mbi $70,000.

Shumë mbështetës dhe dashamirë të punës së AMC-së u mblodhën për ta bërë këtë mbrëmje një sukses. Folëse e mbrëmjes ishte Sopranoja Operistike me fame botërore Inva Mula, e cila mbështeti punën e mirë të Aksionit dhe bëri thirrje për mbështetjen e këtij misioni humanitar. Musafire nderi ishte edhe Ambasadorja Vlora Citaku, e cila pesë vite më parë filloi traditën ku mbledhi filantropet nga Shtetet e Bashkuara të Amërikes të dhurojnë për nënat dhe fëmijet në Kosovë. Personalitet tjera të shquara të kësaj mbrëmje ishin Miss Universi Catriona Grey dhe Miss Albania.

Gjatë kësaj mbëmje, AMC ndau çmimin ‘Ambasador për Shëndetin e Nënave dhe Fëmijëve’, fotografit me renome botërore, Fadil Berisha, për kontributin e jashtëzakonshëm dhe punën e palodhshme për nënat dhe fëmijët në Kosovë.