Dhuro nga zemra për nënat dhe fëmijët në nevojë
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe fëmijëve. Misioni i AMC është të edukojë, zhvillojë, avokojë fuqishëm dhe t’i japë përparësi të lartë aktiviteteve që do të zvogëlojnë shkallën e lartë të vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave në Kosovë.
Për ta arritur misionin e saj, AMC zbaton projekte dhe programe të ndryshme të cilat kanë ndikim të madh dhe të qëndrueshëm në sistemin shëndetësor dhe ofrojnë zgjidhje afatgjata.
Përvec projekteve që i kemi me donatorët dhe partnerët tonë, ne poashtu angazhohemi për të ngritur fonde përmes sektorit privat duke organziuar ngjarje -evente te ndryshme bamirësie. Një ndër këto, pra është edhe fushata aktuale të cilën e kemi lancuar, pra #dashniekujdes – edicioni i dytë, fushatë kjo e cila ka për qëllim ngritjen e fondeve.
Përmes këtyre fondeve, ne synojmë te sigurojmë medikamente esenciale dhe pajisje mjekësore për foshnjet e lindura para kohe, si dhe të vazhdojmë me edukimin e prindërve përmes programeve tona për planifikimin e familjes, shtatzëninë e hershme, lindjen dhe periudhën e pas lindjes.
Edhe këtë vit, bashkë me neve në këtë mbrëmje do të jenë shumë personalitete të shquara të vendit tonë të cilët ndajnë bindjen e njëjtë sikurse ju dhe ne që fëmijët kanë nevojë për shumë dashni e kujdes.
Ftojmë kompanitë dhe bizneset e sektorit privat që t’a mbështesin fushatën duke u bërë sponzor të fushatës tonë, si dhe ftojmë qytetarët dhe diasporën të bashkohen me ne në këtë fushatë duke dhuruar përmes telefonatave gjatë ngjarjes për ngritje të fondeve e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova me datën 6 dhjetor 2021 nga ora 20:45.
Bashkohuni edhe ju me zemër, që të ju dhurojmë nënave dhe fëmijëve shërbime shëndetësore më të mira!