Diori, luftaraku jonë i vogël

Simpatiku Dior Balaj lindi me 15 korrik 2015, para kohe (në javën e 29-të), dhe peshonte vetëm 1440gr – tani peshon rreth 1755gr. Për nënen e tyre, Albana Bashota, ishte lindja e dytë. “Tani ndihem mirë. Jam brengosur për lindjen e hershme të fëmijës. Kemi prit që fëmiu do të lind në terminin e plotë (javën e 40-të të shtatzënisë) por ja që lindi para kohe pasi që më kane plasur ujerat dhe është dashtë që të bëhet lindja në javën e 29-të dhe fëmija ka qenë në rrezik për jetë në mungesë të ujit (lëngut amnional). Me lindjen para kohe të fëmijës është dashur që të marr Survanta për zhvillimin e mushkërive. Tani ndihem shumë mirë dhe ju falënderoj juve.” Diori është trajtuar me medikamentin “Survanta”, sistemin e oksigjenit, inkubatoret, tuba të frymëmarrjes, CRP-makinen për analiza të gjakut – të gjitha këto të mundësuara nga donacionet e juaja.