Bebushi Besian Kastrati lindi me 18 Gusht të këtij viti, 28 javësh, me peshë 1kg (tani peshon 1,55kg). Për nënen Sofe Qerkezi, 29 vjecare, kjo ishte lindja e dytë. “Lindja parakohe ishte një ndjenjë e frikshme sepse nuk e dija çfarë do të ndodhë me beben. Mirëpo me kujdesin mjekësor dhe medikamenteve nga ju, Besiani tani është një bebe e shëndoshë.” Besiani është trajtuar me medikamente “Survanta”, sistemin e oksigjenit, Inkubatoret, tuba të frymëmarrjes, CRP-makina për analiza të gjakut – të gjitha këto të mundësuara nga donacionet e juaja.