Amari, tigri jonë i vogël

Bukuroshi Amar Shala lindi me 30 korrik të këtij viti, por lindi para kohe (në javën e 30-të) dhe peshonte vetëm 1600gr – tani peshon rreth 1890gr. Për nënen e tyre, Marigona Shala, ishte lindja e dytë. “Çdo moment kam qenë me frikë dhe në stres, kam pas një ndjenjë pasigurie për arsye se nuk e kam ditur a mbijeton fëmija. Tani jam shume e lumtur dhe ndihem shumë mirë, falë ndihmës tuaj.” Amari është trajtuar me medikamentin “Survanta”, sistemin e oksigjenit, Inkubatoret, tuba të frymëmarrjes, CRP-makina për analiza të gjakut – të gjitha këto të mundësuara nga donacionet e juaja.