
Nën moton “Mbroje gjidhënien” nga data 4 deri më 8 tetor kemi organizuar javën e ushqyerjes me gji
09.10.2021
Java e Gjidhënies
Nën moton “Mbroje gjidhënien” nga data 4 deri më 8 tetor kemi organizuar javën e ushqyerjes me gji. Java e ushqyerjes me gji u organizua në katër komuna: Lipjan, Dragash, Gjilan dhe Gjakovë, duke u ofruar dhurata nënave si pelena, termometra etj (250 gra kanë përfituar nga ky aktivitet).
Gjatë kësaj jave përmes rrjeteve sociale dhe aktiviteteve në këto komuna kemi shpërndarë informacione për ushqyerjen me gji në mënyrë që të ndërgjegjësojmë për përfitimet që kanë nënat dhe foshnjat nga ushqyerja me gji. Shënimi i Javës së Gjidhënies mbështetet nga Unicef Kosovo Programme.
Në datën 6 tetor 2021, u organizua një trajnim online për profesionistët e shëndetit parësor mbi ushqyerjen me gji dhe përdorimin e aplikacionit celuluar “Breastfeeding – Gjidhënia, krijuar posaçërisht për nevojat e kësaj fushe. Përfitues të këtij trajnimi ishin 204 profesionistë shëndetësorë nga 22 komuna të Kosovës nga niveli parësor i kujdesit shëndetësor. Ky aplikacion pritet të lancohet në dy sistemet operative mobile IOS dhe Android.