Hapet Qendra e 14-të Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Lipjan

Me datën 13 shtator 2021 hapëm pikën e 14-të të Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas “Klasat për Nëna” në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan.
Kjo qendër u hap falë donatorëve të AMC-së të cilët përgjatë viteve të kaluara dhuruan fonde në ngjarjet tona vjetore si “Let’s Dance” në Prishtinë, “Meet us Halfway” në New York, “Save a life” në Cyrih dhe fushatës televizive #dashniekujdes.
Klasat për Nëna është iniciativë e fondacionit Action for Mothers and Children të cilat ofrojnë shërbime edukative shëndetësore si; përgatitje për shtatzëni të shëndetshme, kujdesin ndaj foshnjes, rëndësinë e të ushqyerit me gji, dhe informacione të tjera të nevojshme për zhvillim të shëndetshem të foshnjes.
Duke pasur parasysh që këto klasa kanë për qëllim që të përmirësojnë shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë ne do të angazhohemi drejt zgjerimit të tyre në gjithë Kosovën.
Vlen të përmendet që deri më tash, rreth 6,800 gra kanë përfituar nga këto klasa.