Dr. Drita Lumi Demiri

Drita Lumi Demiri pas kryerjes së specializimit të Mjekësisë Familjare ne vitin 2001 , është angazhuar për implementimin e konceptit të Mjekësisë Familjare në Kosovë. Krahas punës si mjeke familjare në punën e përditshme me pacientë, është e angazhuar gjithashtu si mentor klinik në Qendrën e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare-Prishtinë duke kontribuar në ngritjen profesionale të mjekëve familjar. Që nga viti 2007 në projektin Kosovo-Darthmouth Alliance for Healthy Newborns është angazhuar si koordinatore e Kujdesit Antenatal në komunën e Ferizajt me ç’rast janë themeluar katër dhoma të Kujdesit Antenatal të cilat vazhdojnë të funksionojnë me mjaft sukses. Bashkëpunon me agjensionet si UNFPA, UNICEF dhe OBSH në fushën e përmirësimit të shëndetit të nënës dhe fëmijës në Kosovë. Sa i përket interesave profesionale Dr. Drita Lumi në përgjithësi ka shfaqur interes dhe është angazhuar në sferën e shëndetit publik.