Dr. Merita Vuthaj

Merita Vuthaj ,u lind në Istog, më 10.12.1966. Shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në vendlindje. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i mbaroi në Prishtinë në vitin 1995. Menjëherë pas diplomimit kontribuoi në Shoqatën “Nënë Tereza” në Istog deri në vitin 1999. Në vitin 2001 vazhdoi me specializim në lëminë e Pediatrisë duke marrë titullin specialist i Pediatrisë në vitin 2006. Prej 2007 deri më 2010 punoi si mjek-pediatër në Institucionet parashkollore në Prishtinë. Nga viti 2010 punësohet në Ministrinë e Shëndetësisë/Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore në cilësinë e Zyrtares për Shëndetin e nënës,fëmiut dhe Shëndetin Riprodhues. Për shkak të prioritetit që ka pasur për MSh, fusha e SHNF ,zyra shëndërrohet në Divizion. Prandaj që nga viti 2015 udhëheqë divizionin për SHNF/SHR, ku edhe vazhdon punën e saj.