Mynevere Latifi-Hoxha

Mynevere Latifi-Hoxha, pediater-neonatologe, u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979. Pas diplomimit ka punuar në Qendrën mjekësore në Gjilan për një vit e gjysmë, dhe pastaj në vitin 1981 ajo filloi të punojë në Kliniken Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë, ku edhe filloi specializimin në Pediatri. Në vitin 1988 ajo përfundoi specializimin në Pediatri, në Qendrën Klinike Universitare në Zagreb, Kroaci. Gjatë kësaj kohe ajo gjithashtu ndoqi studimet pasuniversitare. Ajo ka punuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, si një mjeke e specializuar deri në vitin 1990. Në këtë kohë ajo është ndaluar duke punuar atje së bashku me të gjithë kolegët e saj për shkak të regjimit serb. Për dhjetë vjet ajo ka vazhduar të punojë në klinikën e saj private në Prishtinë dhe Podujevë. Ajo gjithashtu ka punuar në klinikën humanitare “Nёna Terezё”.