U dorëzua donacioni nga AMC dhe CKC, në vlerë prej afër 10 mijë euro me pajisje mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Për të tetën herë me radhë, ngjarja Cycle Kosovo for Children vazhdoi traditën në mbështetje të fëmijëve në Kosovë. Cycle Kosovo for Children është një ngjarje bamirëse tashmë e shndërruar në një traditë vjetore, e pritur me shumë entuziasëm nga shumë çiklistë të huaj dhe të vendit.

Përmes një iniciative nga disa miq, CKC u themelua në vitin 2014. Që nga atëherë kësaj ngjarje i’u bashkuan rreth 30 -40 çiklistë me qëllimin e përbashkët mbledhjen e fondeve në mbështetje të misionit tonë për të përmirësuar shëndetin e fëmijëve në Kosovë.

Me iniciativën e Cycle Kosovo for Children, fondet e mbledhura nga kjo ngjarje bamirëse këtë edicion u destinuan për blerjen e pajisjeve mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, përkatësisht në Repartin e Pediatrisë për të cilat kanë qenë në mungesë të spitalit me mjete këto të cilat u grumbulluan falë mbështetjes së sponzorëve, dhe mbështetësve të kësaj ngjarje.

Pajisjet mjekësore të cilat janë dhuruar donacion kanë ardhur si nevojë e ofrimit të shërbimeve të sofistikuara shëndetësore për trajtim dhe diagnostikim të sëmundjeve. Pas sigurimit me këto pajisje mjekësore, shërbimet shëndetësore do të ofrohen jo vetëm për pacientët nga Gjilani, por nga këto shërbime do të mund të përfitojnë pacientët nga rajoni.

Pajijsjet mjekësore që u dhuruan përfshijnë: monitor pediatrik, tre pulsoksimetra elektronikë, spirometër portabil pediatrik, tre inhalatorë, glukometër, oftamolskop pediatrik, sfigmomanometër, një tavolinë me ngrohës për fëmijë, detekor i venave, tre termometra pa kontakt, timpanometër që arrijnë shumëm financiare afro 10 mijë euro.

Falënderojmë sponzorët të cilët e mbështetën ngjarjen bamirëse sponzorin e artë KIVO, sponzorët e argjendtë Trepharm dhe Ambasadën e Norvegjisë, sponzorët e bronztë Sebamed, BPB dhe BikePlus. Falendërojmë mbështësit e kësaj ngjajre të cilët e kanë mbështetur tërë rrugëtimin e çiklistëve për vitin e tetë me radhë Eulex në Kosovë dhe Policinë e Kosovës. Falënderojmë të gjithë mbështetësit tjerë dhe sponsorin medial Televizionin Dukagjini!