Ngjarja Bamirëse e Bank Street në Amerikë ngrit  $10,000 për nënat dhe fëmijët në Kosovë

19 Korrik, 2018

Për të katërtin vit me radhë, firma lidere e investimeve Bank Street Group ka organizuar ngjarjen vjetore bamirëse të golfit në Burning Tree Country Club në Greenwhich të ShBA-së. Të hyrat nga kjo ngjarje bamirëse ndihmojne dhjetëra organizata anembanë globit, në mesin e të cilave edhe Aksionin për Nëna dhe Fëmijë.

“Bank Street Group është krenar dhe mirënjohës që Doro Restaurant Group ka qenë pjesë e kësaj tradite vjetore dhe jemi edhe më të kënaqur që donacionet tona janë dyfishuar nga Goldman Sachs, falë përpjekjeve të kolegut tonë të bordit, Bekim Ahmetaj,” tha Richard Lukaj, drejtor i lartë menaxhues i grupit Bank Street dhe anëtar nderi i bordit të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

“Ne dëgjuam për organizatën ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ nga miqtë tanë të dashur Viosa dhe Richard, ku duke dëgjuar historinë e tyre dhe duke bërë lidhjen me historinë tonë si prindër të dy djemve, menduam se ka shumë njerëz sidomos në Kosovë që kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen që ne ishim me fat ta marrim këtu në Shtetet e Bashkuara. Misioni i ‘Aksionit për Nëna dhe Fëmijë’ dhe mbështetja që u jep të gjitha grave është e admirueshme dhe është e qartë së çdo para është shpenzuar në mënyrë të duhur nga kjo organizatë “, tha Dorjan dhe Mira Puka nga grupi Doro Restaurant.

Bank Street Group është një firmë e investimeve bankare në Amerikë që i shërben sektorëve të teknologjisë, mediave dhe telekomunikimit. Për më shumë informata rreth këtij organizimi bamirës të Bank Street dhe t’shihni më shumë foto nga ngjarja vjetore mund të vizitoni www.banksteetinvitational.com.