BetaPharm dhuron ‘Floradix’ për Klasat për Nëna

8 Mars 2019, Prishtinë

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë tashmë në partneritet edhe me kompaninë farmaceutike BetaPharm të cilët janë distributorë të produkteve bimore më tė njohura në treg, përfshirë Formulën e Lëngët me përbërje Hekuri – Floradix.

BetaPharm do të kontribuoj me produkte të Floradix gjatë gjithë vitit 2019, duke furnizuar Qendrat për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna’. Bashkëpunimi në mes Aksionit për Nëna dhe Fëmije dhe BetaPharm filloi me rastin e Festës së Gruas – 8 Mars, ku dhuruan pako me produkte të Floradix dhe broshura informuese në formë të dhuratave për pjesëmarrësit në Klasat për Nëna.

Produktet e Floradix të cilat do dhurohen për gratë shtatzëna do jenë në formë të lëngët, tableta, kapsula- të gjitha të prodhuara për të promovuar një jetesë të shëndetshme në mënyrë natyrore. Për më shumë informata rreth produkteve të Floradix vizitoni webfaqen http://www.salus-ks.com/home/home.php