27 Shtator 2018, Prishtinë

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka bërë lansimin e lojës në aplikacionin mobil në gjuhën shqipe i quajtur ‘Globi Im’. Ky aplikacion është zhvilluar si pjesë e programit Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm.

Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm është program i cili është duke u implementuar nga organizata Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë. Ky program ka për qëllim ndalimin e ndëshkimit fizik dhe psikologjik te fëmijët dhe bazohet në parimet e të drejtave të fëmijëve, hulumtimet për zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve dhe hulumtimet mbi prindërimin efektiv.

‘Globi Im’ është aplikacion për fëmijë ku me anë të kësaj loje fëmijët do jenë në gjendje të eksplorojnë tema të ndryshme rreth universit, oqeaneve, kafshëve, sportit, bimëve, shëndetit, shkencës, teknologjisë dhe filmave të animuar.

Lansimi i këtij aplikacioni ka për qëllim promovimin e një ambienti të sigurt për fëmijën, ku prindërit dhe fëmijët do kenë mundësinë të përgjigjen së bashku pyetjeve gjë që ndikon në krijimin e një komunikimi dhe marrëdhënie më të mirë prind-fëmijë, ashtu sic synon vet program i disciplines positive. Në në të njejtën kohë prindi do mund të përkrahë zhvillimin e fëmijës dhe zgjerimin e njohurive rreth botës.

Ky aplikacion gjendet momentalisht vetëm në versionin Androind të cilin mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.financial_core.globiim