AMC dorëzon donacionin e kampanjës NJË KAFE SI FLUTUR në QKUK

Action for Mothers and Children ka dorëzuar sot në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pajisje mjekësore dhe materiale mbrojtëse për personelin shëndetësor në vlerë prej rreth 10 mijë eurosh.

Këto pajisje dhe materiale janë blerë në kuadër të kampanjës NJË KAFE SI FLUTUR e cila zgjati një muaj, dhe kishte për qëllim ngritjen e fondeve për të siguruar pajisje mjekësore dhe materiale mbrojtëse për personelin shëndetësor që po përballen me COVID-19. Disa prej pajisjeve mjekësore dhe materialeve mbrojtëse që u dorëzuan janë: monitor për pacientë, aspiracion me kontrollë vakumi, pulsoksimetra, video laringoskopi, dorëza, maska respiratore, dezinfektues, etj.

Drejtori ekzekutiv i fondacionit Action for Mothers and Children me rastin e dorëzimit deklaroi: “Sot dorëzuam pajisje mjekësore dhe materiale mbrojtëse për personelin shëndetësor në vlerë prej 10 mijë eurosh, fonde këto të mbledhura nga kampanja njëmujore “Një kafe si flutur”. Këtë kampanjë e nisëm në bashkëpunim me një grup të vullnetarëve të cilët i falënderoj shumë për idenë dhe angazhimin e jashtëzakonshëm. Poashtu i falenderojmë përzemërsisht qytetarët në Kosovë dhe mërgatë të cilët iu bashkuan fushatës tonë duke dhuruar të holla dhe duke e bërë të mundshëm këtë donacion. Shpresojmë që me ndihmën tonë, personeli shëndetësor të cilët po bëjnë punë të jashtëzakonshme në institucionet tona shëndetësore anembanë Kosovës, e veçanërisht në Klinikën Infektive në Prishtinë, do ta kenë më të lehtë përballjen me COVID-19”

AMC dhe vullnetarët e kampanjës, janë jashtëzakonisht falenderues ndaj të gjithë qytetarëve që iu bashkuan fushatës tonë duke dhuruar, apo duke mbështetur kampanjën në rrjete sociale.

Një falenderim i veçantë për Solidar Suisse zyra në Kosovë për mbështetjen e kampanjës me 1000 euro.

Mbesim shumë falenderues nga perkrahja e personaliteteve si Inva Mula, Rita Ora, Ledri Vula, Xheraldina Vula, Lorik Cana, Robert Berisha, Genc Salihu, Vjollca Robelli-Mripa, Hetem Ramadani, Zake Prelvukaj, Yll Limani, Richard Lukaj, Arbër Mehmeti, Vlora Nikçi, Përparim Babalija, Ardian Hoxha, Afërdita Paçarada, Kida, Shpat Deda, Eshref Durmishi, Dren Abazi, Agim Kalanderi, Adelina Badivuku, Adelina Thaqi, Robert Bobaj, Armend Baloku dhe profesionistë të tjerë në media dhe marketing.

Falenderojmë veçanarisht vullnetarët të cilët punuan palodhshëm në këtë kampanjë: Nora Weller, Ron Mullaademi, Adrian Berisha, Valon Canhasi, Nektar Qarri, Deniz Tortoshi, Shqipron Nuhiu e Bonart Ajvazi.