Vazhdon implementimi i suksesshëm i skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prishtinës

23.8.2016

Pilot projekti për kryerjen e Pap-testeve pa pagese me qëllim të skriningut të kancerit të qafës së mitrës vazhdon të implementohet në Komunën e Prishtinës. Ky pilotim paraqet një mundësi shumë të mirë për kontrollin dhe parandalimin e kancerit të qafës se mitrës, i cili është kanceri i dytë më i përhapuri tek gratë. Skriningu cervikal mundëson zbulimin e hershëm të qelizave jonormale dhe si rezultat trajtimin e suksesshëm të tyre.