Save a Life – Zurich, edicioni i 4-të

Duke e parë nevojën e madhe për t’iu dalë në ndihmë nënave dhe fëmijëve në Kosovë, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon edicionin e 4-të, të mbrëmjes bamirëse “Shpëto Jetë” në Zurich.
Kjo ngjarje ka për qëllim ngritjen e fondeve për t’i mbuluar nevojat në spitalet tona me pajisje mjekësore dhe medikamente të cilat shpëtojnë jetët e nënave dhe fëmijëve.
Mbrëmja bamirëse “Shpëto Jetë” do të mbahet me datë 05 Maj nga ora 19:00, në Restaurant Aubrey Schiffbaustrass 10, 8005 Zurich, ku do të performojnë muzikë live bendi i mirënjohur ”Don’t listen to your neighbors”.Në këtë mbrëmje do të ketë muzikë, rrjetëzim, darkë, ankand të qetë dhe bamirësi.
Biletat mund t’i bleni në këtë link: https://bit.ly/3JgdyRJ