Cycle Kosovo for Children 2022 – Edicioni i 8-të

Që nga viti 2014, një grup prej 40-50 çiklistësh entuziastë marrin pjesë në turin vjetor, duke duke çikluar nëpër Kosovë, nëpër qytetet kryesore të vendit, duke përfshirë 500 km çiklizëm dhe 6000 metra ngjitje.

Pasioni për çiklizmin shkon përtej kësaj, këta çiklistë prej vitesh tashmë e mbështesin misionin tonë të përbashkët.

Këtë vit, si çdo edicion tjetër, Cycle Kosovo for Children rikthehet përsëri në mbështetje të organizatës tonë, më konkretisht për blerjen e pajisjeve mjekësore për Klinikën e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Turi Cycle Kosovo for Children do të mbahet me datat 16 – 19 Qershor 2022. Pavarësisht kushteve të cilat nuk janë edhe aq të mira për shkak të mungesës me pajisje mjekësore, të cilat janë esenciale për kryerjen e shërbimeve shëndetësore, mjekët dhe infermieret në Klinikën e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit po punojnë vazhdimisht pa u lodhur për të përmirësuar shëndetin e fëmijëve.

Andaj, këtë ediciond të gjitha fondet që do të ngriten do të dedikohen për të blerë pajisjet e nevojshme mjekësore për Klinikën e  Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Falenderojmë donatorët të cilët e pëkrahin këtë vit ngjarjen vjetore bamirëse Cycle Kosovo for Children, që janë: Kivo, Norway,  Trepharm, Bikeplus, Sebamed dhe BpB dhe mbështetësit si Eulex Kosovo, Policia e Kosovës. Gjithashtu,  falenderojmë mbështetësit tjerë si: Bike Friendly Caffe, Cinneplex, S/Sprit, Ecoclean, Eco Rugs, Commandante Markos, Restaurant Renaissance, Taverna Shkodrane, dhe Ship p

Mundësi tjetër për të dhuruar donacionet tuaja  është platforma crowdfunding – Globalgiving 👉 https:/www.globalgiving.org/projects/cycle-kosovo-for-children-8th-edition/