Let’s Dance edicioni i 7-të

Ruani datën! Ngjarja filantropike, Let’s Dance, vazhdon me edicionin e 7-të në mbështetje të nënave dhe fëmijëve në Kosovë!
Ngjarja filantropike, Let’s Dance, e cila ka rrëmbyer zemrat e të gjithë atyre që mbështesin kauzën tonë, po rikthehet me edicionin e saj të 7-të, dhe premton të jetë një mbrëmje e paharrueshme me ritëm, shoqëri dhe filantropi.
Si çdo vit, edhe këtë vit rikthehemi me misionin e njëjtë për t’iu ndihmuar nënave dhe fëmijëve që kanë nevojë për mbështetjen tonë.
Këtë vit, AMC feston 10 vjetorin e themelimit dhe si rrjedhojë, ky edicion i Let’s Dance do të jetë më i madhi i organizuar ndonjëherë me ç’rast do të festojmë për arritjet tona të përbashkëta përgjatë kësaj dekade.

Mbrëmja do të përfshijë muzikë, rrjetëzim, argëtim, ushqim dhe pije. Gjatë mbrëmjes do të shoqëroheni nën tingujt e bukur të muzikës nga bendi i mirënjohur Gipsy Groove, Nita Laftifi & Band dhe Dj Wise.

Let’s Dance 7 do të mbahet më 20 shtator 2023 në AMC Hall, Rr. Cerriku 15000 Mazgit, Obiliq / Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, duke filluar nga ora 19:30.
Shënojeni këtë datë në kalendarin tuaj dhe ftoni miqtë tuaj, që sa më shumë njerëz të na bashkohen në këtë super festë për të vallëzuar dhe për t’i mbështetur nënat dhe fëmijët e Kosovës.
Prania juaj do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e tyre, dhe ne mezi presim pjesëmarrjen tuaj!