Programi i Disciplinës rreth Prindërimit Pozitiv

Disiplina Pozitive është program i cili tash e pesë vite po zbatohet nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në partneritet me Save the Children në Kosovë. Deri më tani, ky program është zbatuar në Institucionet parashkollore publike në Prishtinë, parashkollore me bazë në komunitet, parashkollore private, fshatra SOS për fëmijë dhe në klasat e nënave në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Klinë, Ferizaj dhe Obiliq.

Gjatë vitit 2021 kemi zbatuar programin PDEP për tetë (8) grupe prindërish. Janë mbajtur 64 sesione të PDEP në pesë institucione parashkollore publike dhe me bazë në komunitet në Prishtinë: “Yllkat” me dy grupe, “Zogjtë”, “Shtëpia Magjike” dhe Akademia Lapsi dhe tre WHRC si Prishtina dhe Obiliq.

Në WHRC / Klasat për Nëna – Obiliq dhe Prishtinë kemi mbajtur 24 sesione të programit PDEP. Nga trajnimi përfituan 168 fëmijë dhe 34 prindër, edukatorë parashkollorë dhe prindër.

Në Institucionet publike parashkollore dhe me bazë në komunitet nga programi PDEP kanë përfituar gjithsej 658 fëmijë dhe 66 prindër si dhe stafi parashkollor.

Nga programi PDEP përfituan gjithsej 100 prindër, personel mjekësor, edukatorë dhe 826 fëmijë.Ne kemi organizuar dhe mbajtur sesione vijuese me tre grupe prindërish dhe mësuesish. Në WHRC Mitrovicë me dy grupe, dhe një grup në ins. parashkollor me bazë në komunitet “Ngjyrat” në Hajvali, Komuna e Prishtinës.

Qëllimi i këtij programi është t’i rrisim fëmijët tanë në një ambient pa dhunë dhe sa më të sigurtë duke i plotësuar të drejtat e tyre plotësisht. Poashtu ky program ka për qëllim të parandalojë poshtërimin, goditjet dhe metodat e tjera të dhunës të cilat shkaktojnë pasiguri, depression si dhe ulin vetëbesimin e fëmijës.Programi i Disiplinës Pozitive në Prindërimin e Përditshëm implementohet në bashkëpunim me Save the Children in Kosovo.