Sara Shala

Sara Shala është një dizajnere bizhuterish me origjinë nga Kosova me bazë në New York City, ku dizajnon bizhuteri me metodën e printimit 3D. Bizhuteritë e saj janë paraqitur në disa prej revistave më prestigjioze, si në Phosphenes Magazine, Resident Magazine, Vogue Brasil, Essence Magazine, Refinery29, Inked Magazine, Untitled Magazine, IRK Magazine, Harper’s Bazaar Brasil, The Naylon Magazine, The Naylon Magazine Post, Sikur Revistë. Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e Javës së Modës në Nju Jork 2016 dhe 2018.