Ilirjana Bajraktari

Ilirjana Bajraktari ka përvojë të gjerë në sistemet shëndetësore dhe zhvillimin e politikave me organizata shëndetësore në nivel ndërkombëtar. Aktualisht është Drejtoreshë e Operacioneve me Spitalin Amerikan në Kosovë ku udhëheq një sërë projektesh dhe aktivitetesh për optimizimin e proceseve në kuadër të AHK-së. Si kryetare e Komisionit për Shëndetësi me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, ajo është përgjegjëse për vendosjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve qeveritare në sektorin e shëndetësisë me qëllim të përmirësimit aktual dhe zhvillimit të trendeve të reja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit shëndetësor si dhe përmirësimin e mirëqenien e qytetarit. E diplomuar nga Dartmouth College dhe Tuck School of Business (SHBA), Ilirjana ka diplomë MD/PhD nga Universiteti Mjekësor i Grazit (Austri). Ajo punoi për disa vite me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në fushën e sistemeve shëndetësore dhe politikave në mjedise me burime të kufizuara. Për më tepër ajo u angazhua me një sërë organizatash si UNICEF, AIHA, Banka Botërore për promovimin e shëndetit, cilësisë së kujdesit dhe shëndetit si aktivitete të së drejtës së njeriut. Hulumtimi i saj është i fokusuar në shëndetin e nënës dhe fëmijës, cilësinë e kujdesit dhe vendimmarrjen mjekësore. Për më tepër, ajo bashkëpunoi me IPPNW për promovimin e punës së paqes mjekësore dhe programeve të shkëmbimit të studentëve për Ballkanin Perëndimor, si dhe me organizata të tjera të shoqërisë civile për çështjet e shëndetit mjedisor, përgjegjësisë sociale të korporatave dhe ndërtimit të partneritetit në sektorë. Ilirjana është e apasionuar pas strategjive dhe koncepteve për përmirësimin e sektorit shëndetësor, veçanërisht për përfitimet e nënave dhe fëmijëve për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm të shoqërive.