Omer Dzemali

Prof. Dr. med. Dr. h. c. Omer Dzemali ka përfunduar studimet për mjekësi në Gjermani dhe tani është specialist i kardiokirurgjisë dhe zëvendës shef i Klinikës së Kardiokirurgjisë në Spitalin Triemli në Cyrih. Është vlerësuar me çmimin “Hans Borst” si autori më i mirë i një punimi shkencor. Ai u shfaq në “Tages-Anzeiger” në rubrikën “100 mendjet e ndritura” dhe ishte i ftuar në emisionin “Aeschbacher”.