Përmbledhje e politikave: Dhuna me baza gjinore në Kosovë: zinxhiri institucional dhe aspektet e ngecjes

Kjo përmbledhje e politikave shqyrton trajnimin e rasteve të dhunës në familje me baza gjinore nga institucionet përgjegjëse të Kosovës. Rastet e dhunës me baza gjinore dallojnë,  megjithatë trajtimi i këtyre rasteve nëpërmjet institucioneve rregullohet përmes Procedurave Standarde të Veprimit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.

Analiza tregon dukshëm se në dekadën e fundit, trajtimi i rasteve të dhunës me baza gjinore ka përparuar gradualisht nga ana e institucioneve. Megjithatë ky bashkëpunim ndërinstitucional ngec në disa parregullësi siç është rehabilitimi dhe riintegrimi i viktimave të dhunës me baza gjinore.

Kjo përmbledhje e politikave shpjegon gjërat kryesore që politikëbërësit duhet të konsiderojnë kur shtjellojnë rastet e dhunës me baza gjinore. Poashtu të konsiderohen masat e duhura që institucionet relevante duhet të marrin përsipër për trajtim të dobishëm dhe për progres përmbajtësor.

Për hartimin e kësaj përmbledhje politikash janë shqyrtuar një varg ligjesh dhe dokumentesh që trajtojnë dhe garantojnë mbrojtje nga dhuna me baza gjinore: Ligji për Barazi Gjinore, Kodi
Penal, Ligji për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Ligji për Kompensimin e Viktimave, Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Strategjia Kombëtare kundër
Dhunës në Familje dhe Plani i Veprimit 2016-2020, Programi i Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024, si edhe studime nga organizatat e shoqërisë civile. Për një pasqyrë më të plotë rreth trajtimit institucional të rasteve të dhunës me baza gjinore dhe për t’i identifikuar aspektet e ngecjes janë realizuar intervista të gjata me përfaqësues institucionalë dhe akterë nga shoqëria civile.