Fletushka mbi ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve

Për fëmijët në moshë shkollore është shumë e rëndësishme që mos të nisen në shkollë pa ngrënë mëngjes dhe varësisht nga orët e qëndrimit në shkollë të marrin ushqimin me vete. Për fëmijët që kthehen brenda 4 orëve mjafton një frut, për më shumë se 5 orë duhet t’i jepet ushqim me vete.
Shfletoni fletushkën bashkangjitur për të marrë më shumë informata rreth rëndësisë së ngrënies së mëngjesit dhe dhënies së ushqimit me vete. Poashtu, brenda në fletushkë mund të gjeni edhe shumë ide për mëngjes dhe ushqimin me vete.
Ushqim të shëndetshëm për fëmijë të shëndetshëm!
——
Kjo kampanjë është në kuadër të projektit “Fuqizimi i sistemit shëndetësor dhe përmirësimi i gjendjes së ushqyeshmërisë në fëmijërinë e hershme dhe fëmijët në moshë shkollore” i cili mbështetet nga Unicef Kosovo Programme.