Donacion për Klinikën e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë nga AMC dhe Argeta

Duke marrë parasysh misionin e AMC-së që të ju qëndrojë pranë institucioneve shëndetësore dhe të përmirësoj shëndetin e nënave dhe fëmijëve, AMC vazhdon të përmbushë nevojat e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë, duke i ndihmuar të kryejnë punët e tyre sa më lehtë.
Nga situatat e vështira, gratë shtatzëna dhe foshnjet, ndikohen jashtëzakonisht shumë, prandaj ky donacion për klinikat erdhi në kohën e duhur.
Donacioni në vlerë 10,000 Euro u mundësua nga bashkëpunimi i afërt i Argeta dhe fondacionit tonë.
Ndër pajisjet të cilat u dorëzuan sot ishin edhe CTG, Pulsoksimetër, Infuziomatës, etj.
Ariana Radoniqi, zyrtare e programeve nga AMC u shpreh shumë mirënjohëse ndaj kompanisë Bucaj për këtë donacion. ”Falenderim i jashtëzakonshëm për brendin Argeta të cilët e mundësuan këtë donacion jashtëzakonisht të rëndësishëm për Klinikën e Gjinekologjisë dhe Neonaologjisë. Ne jemi shumë të lumtur për bashkëpunimin, dhe shpresojmë se ky bashkëpunim do vazhdojë edhe më tutje.” u shpreh ajo.
Erand Ahmeti, përfaqësues i brendit Argeta tregoi vlerësim të jashtëzakonshëm për punën e AMC-së dhe u shpreh mjaft i lumtur për dorëzimin e donacionit duke thënë se: ”AMC vazhdon të bëjë punë tejet të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë, dhe ne shpresojmë se do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë kaq të frytshëm edhe në të ardhmen.’’
Prezent në dorëzimin e donacionit ishin dhe stafi i dy klinikave, të cilët shprehën mirënjohje ndaj AMC-së për punën tonë.