
AMC dorëzoi 250 njësi të medikamentit Survanta në vlerë prej 114,900.00$
14.05.2021
Sot në Klinikën e Neonatolgjisë në QKUK Prishtinë është bërë dorëzimi i 250 njësive të medikamentit Survanta në vlerë prej 114,900.00$. Ky donacion u mundësua falë bashkëpunimit disa vjeçar të AMC-së me AmeriCares.
Medikamenti Survanta përdoret për trajtimin e foshnjeve të lindura para kohe si dhe për zhvillimin e mushkërive tek foshnjet të cilët kanë ngecje në zhvillim të mushkërive.
Ky donacion do të mbulojë nevojat e klinikës përgjatë vitit 2021 dhe 2022.