
Eventi i mbledhjes së fondeve në New York
Më 9 Dhjetor, 2014, Konsuli i Pergjithshëm i Republikës së Kosovës, Znj. Vlora Citaku organizoi një mbrëmje jo-formale në shtëpinë e saj për të mbështetur Aksionin për Nëna dhe Fëmijë, së bashku me Vjosa dhe Richard Lukaj në New York. Kjo mbrëmje arriti të mbledhë përafërsisht $22,000 për mbështetjen e forcave për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë drejtë ruajtjes së jetës së nënave dhe fëmijëve në Republikën e Kosovës përmes programeve të qëndrueshme të cilat reduktojnë shkallën e vdekshmërisë së foshnjave dhe përmirësojnë kujdesin shëndetësorë për nënat.