Let’s Dance edicioni i 8të

Jemi të ngazëllyer t’ju ftojmë në ngjarjen  “Let’s Dance”, edicioni i 8-të një traditë e dashur e organizuar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC). Këtë vit, ne po vallëzojmë dhe po ia dedikojmë mbrëmjen fëmijëve me diabet.

AMC po vazhdon traditën e përvitshme të organizimit të ngjarjes “Let’s Dance”, i cili do të mbahet më 18 shtator në Klan Arena nga ora 19:30, duke bërë bashkë shumë mbështetës, dashamirës dhe donatorë besnikë të misionit tonë.

Moderuar nga Berat Miftari dhe me muzikën e jashtëzakonshme të Dren Abazit dhe Orkestrës Zig Zag, ky edicion i kushtohet mbështetjes së fëmijëve me diabet.

Bashkohuni me ne për një natë me fjalime frymëzuese, rrjetëzim dhe atmosferë të bukur për një kauzë të mirë!

Biletat mund t’i bleni këtu: https://shorturl.at/jYmnr