Vrapo për Zemra

Në maj të vitit 2015, me iniciativën e studio Bllok.org, Trembelat dhe përkrahjen e Intersport Kosova, u organizua kampanja „Vrapo për Zemra” në kuadër të Gjysmë-maratonës së Prishtinës. Kampanja pati synim të ngrisë fonde në përkrahje të misionit të Aksionit për Nëna dhe Fëmijë duke kërkuar nga pjesëmarrësit e maratonës t’i bashkohen ekipit vrapues AMCHEALTH.ORG – ekip ky që vraponte për nënat dhe fëmijët.  Pjesëmarrësit kontribuan duke blerë fanellat me mbishkrimin “Vrapues për zemra” dhe vrapuan në 5km apo 21km gjatë gjysm-ë-maratonës së Prishtinës. Kampanja arriti të sigurojë Eur 1561.88 gjatë një jave. Kjo është një ngjarje vjetore e ANF-së.