Cycle Kosovo for Children – edicioni 10të

Nga viti 2014, një grup prej 50 entuziastësh të çiklizmit , në bashkëpunim me Action for Mothers and Children(AMC), organizojnë ngjarjen vjetore Cycle Kosovo for Children për mbledhjen e fondeve për spitalet e Kosovës. 

Për 10 vite, CKC ka ndihmuar Klinikat e Neonatologjisë dhe Pediatrisë në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan, Prizren dhe Ferizaj. Këtë vit, fondet e mbledhura do të shkojnë në Repartin e Pediatrisë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog. Menaxhmenti i QKMF-së në Istog ka identifikuar pajisjet e nevojshme për përmirësimin e shërbimit shëndetësor në rajon, me qëllim të shpëtimit të jetëve të fëmijëve.

Ky aktivitet do të zhvillohet nga 06 deri 09 qershor 2024, duke përfshirë katër ditë çiklizëm, me mbi 500 kilometra distancë dhe 7,000 metra ngjitje. Turneu do të filloj në Prishtinë,  vazhdon nëpër qytete dhe fshatra anembanë vendit, dhe përfundon përsëri në kryeqytet, ku organizohet ngjarja përmbyllëse. Ky aktiviteti mbështetet nga Eulex dhe Policia e Kosovës.

Grupi i çiklistëve në Zvicër, Cycling Eagles Club, do të jenë një ndër mbështetësit e 10 vjetorit të Cycle Kosovo for Children.