Cycle Kosovo for Children

Cycle Kosovo for Children është një iniciativë bamirëse e cila filloi në vitin 2014. Që atëherë, një grup prej 40 – 50 çiklistësh çdo vit marrin pjesë në një turne që zakonisht zgjat 2-3 ditë, duke çikluar nëpër Kosovë. Turneu vazhdon çdo vit me të njëjtin qëllim për të ndihmuar fëmijët të kenë qasje në shërbime shëndetësore cilësore duke mbledhur fonde nga sponsorët dhe mbështetësit e kësaj ngjarje për blerjen e pajisjeve mjekësore për klinikat pediatrike në spitalet e Kosovës.