Zejnija e vogël

Zejnija e vogël e  lindur parakohes në muajin gusht ende po vazhdon te trajtohet në inkubator. Gjate këtij muaji Zejnija ka përdorur Survanta- mjekim që stimulon zhvillimin e mushkërive, CPAP-pajisje për rregullimin e frymëmarrjes, CRP- makina për analiza të gjakut dhe ROP -skriningu i syrit, pajisje te cilat u mundësuan falë donacioneve tuaja nga ngjarjet vjetore “Let’s Dance”, “Meet us halfway” në Nju Jork si dhe dyqani bamirës “Teshavesha.”

Ne i urojmë Zejnijes jetë të gjatë e me shumë lumturi së bashku me familjen e saj!