Tregimi ynë
31.01.2015
Menjëherë pas lufte në Kosovë, në 2000tën, shkalla e vdekshmërisë së foshnjeve ishte 29 vdekje për 1000 lindje – kalonte normat Ballkanike dhe ato Europiane. “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” bashkë me partneret, donatorët dhe miqtë e tij ishte pjesë e betejës së shumë individëve që këtë shifër ta ulim në afro 11 për 1000 lindje sa është sot. Por beteja nuk ka përfunduar ende!
Reth “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” shumë përkrahës nga Kosova dhe Shkolla Mjekësore Dartmouth u mblodhën për ta realizuar ëndrrën dhe themeluan fillimisht “Fondacionin për Nëna dhe Foshnje të Shëndetshme” në vitin 2009, me qëllimin e vetëm për të shpëtuar jetët e nënave dhe fëmijëve të tyre në Kosovë, me iniciativën e Dr. James Strickler.
Qysh nga 2013ta, individë me ndikim dhe vullnet të mirë nga fusha e shëndetësisë, biznesit, kulturës dhe ekonomisë nga Kosova e Diaspora (përfshirë midis tjerësh Ardiana Bunjaku, Jehona Gjurgjeala, Rexhep Hoxha, Richard Lukaj, Bekim Ahmetaj, Ilirjana Bajraktari, George Little, Philip Sigwart, Ilir Hoxha dhe së fundi princesha e ardhshme Elia Zaharia) bashkuan forcat në përkrahje të kauzës dhe e rritën fondacionin në atë që sot quhet “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.”Misioni ynë është të shpëtojmë sa më shumë jetëra të fëmijëve dhe nënave në Kosovë.