Rina Demiri Spahija
02.11.2022
Rina iu bashkua Action for Mothers and Children si Drejtore Ekzekutive në Prill të vitit 2024. Rina ka përfunduar studimet në nivelin master në Menaxhim dhe Informatikë nga Universiteti i Prishtinës. ajo ka punuar njëmbëdhjetë vjet në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, dhe është e specializuar në mbikëqyrje financiare dhe ka qenë pjesë e departamentit të mbikëqyrjes financiare.
Rrugëtimi i karrierës së saj mori një kthesë transformuese kur Rina u bë nënë, duke bërë që Rina të filloj punën e saj vullnetare si mbështetëse/ konsultente e gjidhënies për prindërit e rinj, përmes rolit të saj si Lidere e La Leche League International në Kosovë. Kështu, për më shumë se shtatë vjet, Rina i ka kushtuar kohën dhe pasionin e saj shëndetit të nënës dhe fëmijës. Si Lidere e La Leche League, Rina themeloi grupin e parë vet-mbështetës të nënave, La Leche League Kosova, duke ofruar mbështetje të personalizuar dhe informacione të bazuara në fakte për gjidhënien.