Vesa Kada

Vesa i’u bashkua fondacionit Aksioni për Nëna dhe Fëmijë si menaxhere për mbledhjen e fondeve nga Janari 2020. Vesa ka përfunduar studimet e saj në Universitetin Amerikan të Kosovës (RIT Kosova) në Biznes dhe Menaxhment, dhe pastaj vazhdoi me studimet Master në Qendrën Evropiane për Paqe dhe Zhvillim në administrimin e biznesit. Vesa ka përvojë më shumë se 10 vjeçare kryesisht në administrim dhe shitje në sektorin privat në fushën e infrastrukturës telekomunikuese dhe energjisë, dhe vitet e fundit në tregun farmaceutik.