Richard Lukaj

Richard Lukaj është themelues dhe Partner Menaxhues në The Bank Street Group LLC, Ndërmjetësues i regjistruar me bazë në anën metropolitane të New York. Richard ka 20 vite përvojë në Investime Bankare dhe ka kryer me qindra transaksione në karrieren e tij të suksesshme. Ai ka përvojë të gjerë në lloje të ndryshme të industrisë përfshirë Media, Komunikim, Teknologji, Tregti me Pakicë, Energji, Hapësirë Ajrore, Specialist i Financiar, Pasuri e Patundshmeri dhe Burime Natyrore. Richard Lukaj është njohur si zë signifikant për zhvillim ekonomik, stabilitet dhe iniciativa pro-demokratike në Evopën Juglindore. Ai ka qenë Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC), organizatë udhëheqëse në Shtetet e Bashkuara me zyre në Washington dhe përreth Ballkanit. Ai zhvilloi reputacion me diplomatë të ndryshëm në SHBA dhe jashtë dhe u nderua nga Republika e Shqipërisë për zgjedhjen e tij si Konsul Nderi i Shteteve të Bashkuara dhe më pas të konfirmuar nga Departamenti i Shtetit SHBA. Richard është aktiv në fushën filantropike përreth regjionit, donator i rëndësishëm individual dhe mbledhës fondesh. Ai ishte themelues dhe tani shërben si Kryetar Bordi në Universitetin Amerikan në Kosovë, që ka krijuar partneritete me Rochester Institute of Technology (RIT), Universitetin Dartmouth dhe institucione të tjera të mirënjohura të edukimit për të ofruar kështu edukimin të kualitetit më të lartë në Evropën Juglindore. Ai ishtë gjithashtu themelues i programit Hope Fellowship, organizatë partnere e USAID që ofron trajnime të lidershipit për gratë e Ballkanit dhe aranzhon programe ekzekutive të këmbimit me korporatat dhe agjensionet qeveritare dhe jo-qeveritare në Shtetet e Bashkuara. Ai gjithashtu drejtoi kampanjën Duart e Shpresës (Hands of Hope) që targetoi iniciativa shumevjeqare për mbledhje fondesh dhe bashkëpunoi me organizata siq janë Mercy Corps, AmeriCares dhe shumë të tjera për transformimin e standardit të jetesës së jetimëve dhe të rinjëve në regjion. Jo shumë kohë më parë, ai u bashkua në themelimin e Fondacionit për Nëna dhe Foshnje të Shëndosha në Kosovë në nder të vajzës së tij Adelina. Richard ka qenë themelues dhe mbështetës i APEN (Rrjeti Profesional dhe Sipërmarës i Shqiptarëve), “Motrat Qiriazi”, organizata e grave udhëheqëse Shqiptare, Fondacioni Kulturor Shqiptaro Amerikan dhe shumë institucione të tjera Shqiptare regjionale, religjioze, edukative dhe kulturore. Pëveq avokimit të tij dhe aktiviteteve filantropike, Richard ka themeluar Fondacionin Lukaj dhe ka qenë jashtëzakonisht aktiv në promovimin e investimeve të reja në rajon dhe ka drejtuar disa delegacione biznesore për investime potenciale në këtë zonë. Ai ka kontribuar në zhvillimin e konferencave në SHBA dhe Evropë, që kanë të bëjnë me investimet potenciale në Ballkan dhe janë të fokusuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Ai është i njohur në mesin e subjekteve ndërkombëtare që janë të angazhuara në rajon, vecanërisht Ambasadat e SHBA-ve në rajon, UN, USAID, EBRD, Banka Botërore/IFC dhe reprezantuesit e NATO-s në këtë zonë. Richard ka njohur personalisht dhe ka ndërvepruar udhëheqësit e Shqipërisë që nga rënia e Komunizmit dhe shihet si aktivist jo-partizan për Shqipërinë dhe cështjet shqipëtare. Ai është i njohur në mesin e subjekteve ndërkombëtare që janë të angazhuara në rajon, vecanërisht Ambasadat e SHBA-ve në rajon, UN, USAID, EBRD, Banka Botërore/IFC dhe reprezantuesit e NATO-s në këtë zonë.