Elia Zaharia

Elia Zaharia është e bija e Gjergj Zaharisë dhe e Yllka Mujit. Yllka Muji eshte aktore e famshme shqipëtare me titullin ‘Artiste e Merituar.” Elia është edhe e fejuara e Princit Leka të Shqipërisë. Ajo diplomoi në Universitetin St. Denis në Paris për teatër. Përveç pasionit për teatrin, Elia është mjaft e dhënë pas kinematografisë, ndaj këto dy zhanre i ka ndërthurur paralelisht. Që në vitet e adoleshencës, Elia Zaharia ka shfaqur prirjet e saj vokale në muzikën e lehtë shqiptare. Nga viti 1999 deri në vitin 2002 ajo ka qenë këngëtare në grupin mjaft të suksesshëm për kohën “Spirit Voice”. Në këtë periudhë Elia ka qenë e angazhuar me koncerte në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Në vitin 2000 ky grup ka mbajtur një sërë koncertesh bamirësie në Kosovën e pasluftes. Elia është aktore dhe ka jetuar e studiuar në qytetin e bukur të Parisit për 8 vite, ku krahas studimeve ishte pjesë e Teatrit te Parisit në shumë shfaqje të ndryshme. Ajo gjithashtu ka studiuar edhe në ‘Conservatoire à rayonnement régional de Bordeaux ‘ në Bordo të Francës nga viti 2003 deri 2005, pastaj në ‘Cours Florent’ deri në vitin 2007. Përveq pasionit për teatrin, Elia gjithashtu është edhe piktore si dhe mjaft e dhënë pas këngës dhe filantropisë, dhe së shpejti do të nderohet edhe me kurorën e Princeshës së Shqipërisë. Elia Zaharia që nga viti 2010 jeton në Tiranë dhe është e angazhuar me shumë projekte të ndryshme të Teatrit si dhe me Fondancionin e saj të themeluar tash e pak vite. Përveq këtyre ajo një përkujdese të madhe ka për familjen e Princit Leka që tashmë është edhe vet pjesë e kësaj familje. Elia është Presidente e fondacionit humanitar “Mbretëresha Geraldine” – misioni i të cilit përmban mbështetjen humanitare të familjeve në varfëri, femijë jetimë dhe të gjithë shtresave sociale të popullsisë në nevojë.